Korniza Shkencore PISA 2025

Hulumto pjesёt kryesore mё poshtё, apo shkarko Draft Kornizen Shkencore  PISA 2025  ne formatin PDF. 

Përmbledhje

Korniza shkencore PISA 2025 i definon kompetencat të cilat janë zhvilluar nga shkenca arsimore. Këto merren të jenë rezultatet kryesore arsimore për nxënësit, për t'u përfshirë në çështjet që kanë të bëjnë me shkencën, idetë e shkencës, dhe për t'i përdorur ato për vendim-marrje të informuar. Kompetencat shkencore e definojnë se çka konsiderohet e rëndësishme për të rinjtë që ata të dijnë, të vlerësojnë dhe të jenë në gjendje të bëjnë, në situata të cilat kërkojnë përdorimin e njohurisë shkencore dhe teknologjike. 

Korniza shkencore i përshkruan tri kompetenca shkencore, dhe një nën-grup të tri kompetencave shkencore mjedisore. Ajo poashtu, i përshkruan tri lloje të njohurisë që kërkohen nga nxënësit për këto kompetenca, tri kontekste kryesore në të cilat nxënësit do të ballafaqohen me sfida shkencore, dhe aspektet e identitetit shkencor që konsiderohen të rëndësishme.

Vlerësimi PISA 2025, e matë se sa mirë shtetet i përgatisin nxënësit e tyre në të kuptuarit e shkencës dhe atë se si shkenca prodhon njohuri të besueshme. Kjo është shumë e rëndësishme për qytetarët të cilët nevojitet të marrin vendime personale të informuara lidhur me dukuritë shkencore siç janë shëndeti dhe mjedisi, për t'u angazhuar në veprime me familjet e tyre, komunitetet lokale, dhe më gjerësisht me shoqëritë. Eshte veçanërisht e rëndësishme kur në shek 21, njerëzimi ballafaqohet me një të ardhme të pasigurtë me hyrjen në Epokën Antropocene në të cilën ndikimi i njeriut në menyrë të rëndësishme po i ndryshon sistemet e tokës. Prandaj, njohuria shkencore, në nivelin lokal, regjional dhe global është shumë e rëndësishme, për adresimin tonë të këtyre ndikimeve.

Çka është e re në PISA 2025

Kornizat e mëhershme për vlerësimin shkencor PISA, e kanë përpunuar konceptin e 'shkrim-leximit shkencor' si rezultat i edukimit/arsimimit, dhe konceptin qendror për vlerësimin shkencor. PISA 2025, kalon tek një tjetër koncept që është më i gjerë. Tani, dokumenti përqëndrohet në rezultatet e përgjithshme të shkencës arsimore për ta sjellë kornizën shkencore në linjë me ato për matematikë dhe lexim, dhe jo specifikisht në 'shkencë të shkrim-leximit'.

Në zhvillimin e kornizës 2025, dy kompetenca të mëhershme ('Vlerëso dhe dizajno kërkimin shkencor' dhe 'interpreto të dhënat dhe provat në mënyrë shkencore') janë bashkuar në një: ‘Ndërto dhe vlerëso dizajnet për kërkimin shkencor dhe interpreto të dhënat shkencore dhe provat  në mënyrë kritike' (‘Construct and evaluate designs for scientific enquiry and interpret scientific data and evidence critically’). Ky ndryshim është bërë për të vënë më shumë theks në vlerësimin e dizajneve, meqë, ka të ngjarë që disa të rritur të përfshihen në dizajnimin e eksperimenteve, dhe sepse është ndjerë që të dy kompetencat të jenë pjesë e procesit të përfshirjes në kërkim.

Në kontekstin e tanishëm shoqëror që dominohet nga burimet e informacionit në internet, shumë nga ato shkencore, kjo e vë nje theks të ri në edukimin/arsimimin e nxënësve për të ‘hulumtuar, vlerësuar dhe përdurur informatat shkencore për vendim-marrje dhe veprim' (‘research, evaluate and use scientific information for decision making and action’). Për këtë, edhe është shtuar kjo kompetencë e re e tretë.

Ka pasur një ndryshim për faktorët që e kanë ndikuar kompetencën, nga fokusi për qëndrimet kah shkenca në fokusin e të maturit të një koncepti më të gjerë të ‘identiteti shkencor’ ('science identity'), që është paraqitur të jetë më gjithpërfshirës në përshkrimin e përkushtimit të nxënësve në shkencë.

Në fund, mirëpo i rëndësishëm, është fokusi në edukimin/arsimin për qëndrueshmëri dhe arsimim mjedisor. Këto elemente janë sintetizuar bazuar në konceptin ‘Agjencia ne epokën Antropocene’ ('Agency in the Anthropocene'), dhe korniza i definon kompetencat të cilat konsiderohen elemente të këtij konstrukti që do të matet në vlerësimin e vitit 2025.

Kompetencat shkencore

Kontekstet

  • Personale
  • Lokale/Kombëtare
  • Globale

Kërkon nga individët që të paraqesin:

Shpjegojnë shkencërisht fenomenin Ndertojnë dhe vlerësojë dizajnet për kërkimin shkencor dhe të interpretojë të dhënat shekncore dhe evidencat/dëshmitë në mënyrë kritike Hulumtojnë, vlerësojë dhe përdorë informata shkencore për vendim-marrje dhe veprim Kompetencat shkencore Kompetencat e shkencës mjedisore

Personi i arsimuar shkencërisht mund të përfshihet në biseda/im të arsyeshëm lidhur me shkencën, teknologjinë dhe qëndrueshmërinë për ta informuar veprimin. Kjo kërkon kompetencat për të:

Shkalla sipas së cilës nxënësit e moshës 15 - vjeçare mund t'i ndërmarrin këto detyra është masë e rezultatit të tyre të arsimimit shkencor.

Kompetencat shkencore

Shpjego shkencërisht fenomenin

Arritja kulturore e shkencës është nje varg i teorive shpjeguese të cilat e kanë transformuar të kuptuarit tonë të botës natyrale. Kompetenca për të shpjeguar fenomenin që ndodh në botën materiale në këte mënyrë, varet nga njohuria për këto ide të medha shkencore.

Nxënësit nevojitet që t'i njohin, krijojnë, zbatojnë dhe vlerësojnë shpjegimet dhe zgjidhjet për një varg të fenomeneve dhe problemeve natyrale dhe teknologjike, duke demonstruar aftesinë për të:

  • Menduar/kujtuar dhe zbatuar njohurinë shkencore
  • Përdorë forma të ndryshme të përfaqësimit dhe t’i përkthejë midis atyre formave
  • Bëjë dhe arsyetojë parashikime dhe zgjidhje të përshtatshme shkencore
  • Identifikojë, ndërtoje dhe vlerësojë modele
  • Njohë dhe zhvillojë hipoteza shpjeguese të fenomenit në botën materiale
  • Shpjegojë ndikimet e mundshme të njohjes shkencore për shoqërinë

Ndërtimi i shpjegimeve të fenomeneve shkencore, teknologjike dhe mjedisore, megjithatë kërkon më shumë se vetëm aftësinë për të menduar dhe shfytëzuar teoritë, idetë shpjeguese, informatat dhe faktet (përmbajtjen e njohurisë). Ofrimi i shpjegimit shkencor, poashtu kërkon një të kuptuar se si njohuria e tillë është nxjerrë dhe nivelin e besueshmërisë që ne mund ta mbajmë lidhur me ndonjë kërkese shkencore. Për këtë kompetencë, individi kërkon njohuri të procedurave standarde dhe praktikave të shfrytëzuara në kërkimin shkencor për të marrë njohurinë e tillë (njohurinë procedurale), dhe të kuptuar të rolit dhe funksionit të tyre në arsyetimin e njohurisë së prodhuar nga shkenca (njohuria epistemike).

Kompetencat shkencore

Ndërto dhe vlerëso dizajnin për kёrkimin shkencor dhe interpreto të dhënat shkencore dhe evidencat/dëshmitë në mënyrë kritike

Njohuria shkencore nënkupton se nxënësit duhet ta kuptojnë përpjekjen e kërkimit shkencor, përfshirë vlerësimin e tij brenda komunitetit dhe përkushtimit të tij për të publikuar të gjeturat. 

Nevojitet që nxënësit të ndërtojnë, çmojnë dhe vlerësojnë hetimet shkencore, mënyrat e adresimit shkencor të pyetjeve dhe interpretimin e të dhënave, duke demonstruar aftësinë për të:

  • Identifikuar pyetje në studimin e dhënë shkencor
  • Propozuar dizajn të përshtatshëm eksperimental
  • Vlerësuar se a është dizajni eskperimental i vendosur mirë (apo është më i përshtatshmi) për t'ju pëergjigjur pyetjes
  • Interpretuar të dhënat e prezantuara në përfaqësime të ndryshme, nxjerrë përfundime të përshtatshme dhe vlerësoje meritat e tyre përkatese

Kjo kompetencë kërkon të njohurit e karakteristikave kryesore dhe praktikave të një hetimi eksperimental dhe formave tjera të kërkimit shkencor (njohuria për përmbajtjen dhe procedurat), si edhe funksioni i procedurave në arsyetimin e kërkesave (pretendimeve) shkencërisht të përparuara (njohuria epistemike). Kjo, poashtu mund të kërkojë përdorimin e mjeteve bazike matematikore për të analizuar apo përmbledhur të dhënat.

Kompetencat shkencore

Hulumto, vlerëso dhe përdorë informatat shkencore për vendimmarrje dhe veprim

Dekada e kaluar e ka parë një shpërthim në sasinë dhe rrjedhën e informacionit dhe mundësinë e individëve për qasje në këtë informacion. Fatkeqësisht, sikur rrjedha e informacionit valid dhe të besueshëm, ka pasur edhe rrjedhë të ngritur të informacionit të gabuar, dhe me keq, keqinformim. Kur kemi të bëjmë me informacionin shkencor, edhe valid edhe të gabuar, gjithë qytetarëve u nevojitet kompetenca e vlerësimit të besueshmërisë dhe vlerës së informacionit që zakonisht e rrethon çfarëdo çështje lidhur me shkencën.

Ekziston një shqetësim në rritje lidhur me lehtësinë me të cilën njerëzit i pranojnë besimet e pretenduara 'shkencore', për të cilat nuk ka prova materiale të rëndësishme dhe për të cilat ka prova të mira për të kundërtën. Një person i arsimuar shkencërisht duhet ta kuptojë rëndësinë e zhvillimit të qëndrimit dyshues, që kërkon të pyesë se a ekziston konflikti i interesit, se a ekziston aty pëlqimi/koncensusi i vendosur shkencor dhe se a ka burimi ekspertizë përkatëse.

Në bërthamen e kësaj kompetence është të kuptuarit se shkenca është një ndërmarrje e përbashkët (e komunitetit), dhe se shkenca nuk është e pagabueshme. Derisa, shkencëtarë individual apo në ekip mund të gabojnë, koncensusi nga komuniteti është më i besueshëm, pasiqë është prodhim i rishikimit të gjerë nga të njëjtit brenda atij komuniteti, që përfaqëson njohurinë e cila është kontrolluar dhe ri-kontrolluar shumë herë.

Nevojitet që nxënësit të hulumtojnë dhe vlerësojnë informacionin shkencor, pretendimet dhe argumentet në një llojllojshmëri të përfaqësimeve dhe konteksteve, dhe të nxjerrin përfundime të përshtatshme, që demonstrojnë aftësinë që të:

  • Kërkojë, vlerësojë dhe komunikojë meritat relevante të burimeve të ndryshme të informacionit (shkencor, social, ekonomik dhe etik) që mund të ketë rëndësi apo merita në arritjen e vendimeve lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me shkencën, dhe atë se a e mbështesin nje argument apo një zgjidhje
  • Dallojë midis pretendimeve të bazuara në dëshmi të fuqishme shkencore, eksperti përballë jo - ekspertit, dhe mendimin, dhe të ofrojë arsyet për këtë dallim
  • Ndërtojë një argumet për të mbështetur një përfundim të përshtatshem shkencor nga nja varg i të dhënave
  • Kritikojë mangësitë standarde në argumentet që kanë të bëjnë me shkencën, si p.sh. supozimet e dobëta, shkakun përballë koreelacionit, shpjegimet e gabuara, përgjithësimet nga të dhënat e kufizuara
  • Arsyetojë vendimet duke përdorur argumente shkencore, qoftë individuale apo të komunitetit, që kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve moderne apo zhvillimit të qëndrueshëm.

Kjo kompetencë kërkon që nxënësit të kenë edhe njohuri procedurale dhe epistemike, por poashtu deri në një masë mund të bazohen në përmbajtjen e njohurisë së tyre shkencore.

Mundësia për të mësuar shkathtësitë digjitale në shkollë është larg nga universalja

  • 54%

    e nxënësve, mesatarisht në vendet e OECD-së kanë raportuar se janë trajnuar në shkollë se si ta njohin se a eshte informacioni i anshëm/paragjykuar apo jo.

Në vendet e OECD-së kanë raportuar se kanë mësuar shkathtësitë digjitale në vijim përgjate tërë përvojës së tyre shkollore:

Vendi/ekonomia më e lartë Mesatarja e OECD-së Vendi/ekonomia më e ulët Si te zbulojme emailat ‘peshkues’ apo email-at e panevojshem (parëndësishëm) Si ta përdorim përshkrimin e shkurtë më poshtë linqeve në listën e rezultateve të kërkimit Si ta zbulojmë se a është subjektiv apo paragjykyes informacioni Si të përdorim fjalet kyçe kur e përdorim motorin, siç është Google, Yahoo, etj Si të krahasojmë ueb faqet e ndryshme dhe vendosim se cili informacion është më i rëndësishëm për detyrat tuaja të shtëpisë Si të vendosim se a t’i besojmë informacionit në internet Të kuptojme pasojat e bërjes publike të informacionit të disponueshëm online në Facebook, Instagram, etj. 0 10 20 30 40 50 60 70 80 90 100

Kompetencat mjedisore shkencore

Kontekstet

  • Personale
  • Lokale/Kombëtare
  • Globale

Kërkon nga individët që të paraqesin:

Shpjegojnë ndikimin e bashkëveprimeve të njeriut me sistemet e tokës Bëjnë vendime të informuara të veprimit bazuar në evaluaimin/vlerësimin e burimeve të ndryshme të dëshmive dhe zbatimin e menduarit kreativ dhe të sistemeve për të rigjeneruar dhe mirëmbajtur mjedisin Tregojnë (demonstrojnë) respekt për perspektivat e ndryshme, dhe shpresojnë, në gjetjen e zgjidhjeve për krizat socio-ekologjike Kompetencat e shkencës mjedisore Kompetencat shkencore

Personi i ri që rritet në këtë botë antropocentrike kërkon një varg të kompetencave për të adresuar çështjet e qëndrueshmërisë në një epoke të ndryshimit klimatik. Kompetencat esenciale që e mbështesin konceptin 'Agjencia Antropocene' në PISA 2025, elementet e së cilës do të maten në vlerësimin shkencor, përfshijnë:

Nje varg i aftësive/mundësive e mbështesin secilën nga këto kompetenca, të cilat janë një përzierje e elementeve njohëse dhe jo-njohëse.

Bazuar në rezultatet PISA të vitit 2018, në vendet e OECD-së, mesatarisht:

  • 79%

    e nxënësve kanë raportuar se ata dijnë rreth ndryshimit klimatik dhe ngrohjes globale

  • 88%

    e drejtorëve të shkollave kanë raportuar se ngrohja globale dhe ndryshimi klimatik janë përfshirë në kurrikulën mësimore

'kujdesi për mjedisin global është i rendësishëm për mua'

  • 78%

    e nxënësve janë pajtuar apo fuqishëm janë pajtuar me deklaratën

a mund të bëjnë diçka nxënësit për problemet globale siç është ndryshimi klimatik?

  • 57%

    menduan se ata mund të bënin diçka lidhur me problemet globale

  • 44%

    menduan se sjellja e tyre mund te ndikoje njerezit ne vendet e tjera

Kompetencat mjedisore shkencore

Shpjego ndikimin e ndërveprimit njerëzor me sistemet e tokës

Nxënësi që e demonstron këtë kompetencë mund të:

  • Shpjegojë sistemet fizike dhe tokësore të të jetuarit të cilat janë relevante për mjedisin dhe si bashkëveprojnë ato me njëra tjetrën
  • Hulumtojë dhe zbato njohurin e bashkëveprimit njerëzor me këto sisteme përgjatë kohës
  • Zbatojë këtë njohuri për të shpjeguar ndikimet negative dhe pozitive njerëzore, me këto sisteme neper kohe
  • Shpjegojë se si faktorët social, kulturor apo ekonomik kontribuojnë në këto ndikime

Elementet e kësaj kompetence janë matur nga Kompetenca shkencore 1 (shpjego shkencërisht fenomenin). Kjo kompetencë kërkon edhe njohurinë përmbajtësore edhe atë procedurale.

Kompetencat mjedisore shkencore

Të marrë vendime të informuara për të vepruar bazuar në, vlerësimin e burimeve të ndryshme të dëshmisë/provave dhe zbatimin kreativ dhe të sistemeve për të rigjeneruar dhe mirëmbajtur mjedisin

Nxënësi që mund ta demonstrojë këtë kompetencë, mund të:

  • Kërkojë dhe vlerësoje dëshmi nga sisteme dhe burime të ndryshme të njohurisë
  • Vlerësojë dhe dizajnojë zgiidhje të mundshme për çështjet sociale, mjedisore dhe ekologjike duke përdorur të menduarit kreativ/krijues dhe të sistemeve, duke llogaritur ndikimet për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme
  • Angazhohet individualisht apo kolektivisht në proceset qytetare për të bërë vendime të informuara dhe me pelqim (të dakorduara)
  • Vendosë qëllime, bashkëpunoje me personat e tjerë të rinj dhe të rritur përgjatë gjeneratave, dhe të veprojë për ndryshimin regjenerues dhe të përballueshëm socio-ekologjik në rang të shkallëve (lokale në globale)

Elementet e kësaj kompetence janë matur nga Kompetenca shkencore 2 (Ndërto dhe vlerëso dizajnet për kerkimet shkencore dhe interpreto të dhënat dhe dëshmitë shkencore në mënyrë kritike) dhe Kompetenca shkencore 3 (Hulumto, vlerëso dhe përdor informacionin shkencor për vendim-marrje dhe veprim). Kjo kompetencë kërkon njohuri të përmbajtjes dhe te procedurave dhe njohuri epistemike (epistemologjike).

Kompetencat mjedisore shkencore

Demonstron respekt per perspektiva te ndryshme dhe shpreson ne gjetjen e zgjidhjeve per kriza socio-ekologjike

 Nxënësi që e demonstron këtë kompetencë mund të:

  • Vleresojë veprimet bazuar në etikën e përkujdesjes për njëri-tjetrin dhe të gjitha qeniet bazuar në këndvështrimin botëror ku qeniet njerëzore janë pjesë e mjedisit e jo pjesë e ndarë nga ai (të qenurit ekocentrik)
  • Pranojë mënyrat e shumta me të cilat shoqëritë kanë krijuar padrejtësi, dhe punon për të fuqizuar të gjithë njerëzit që të kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit dhe ekosistemit
  • Shfaqë durim, shpresë dhe efikasitet, individualisht dhe kolektivisht, në të reaguarit ndaj krizave socio-ekologjike
  • Respektojë perspektiva të ndryshme për çështjet dhe kërkon zgjidhje për të ri-gjeneruar komunitetet dhe ekosistemet e ndikuara.

Kjo kompetencë përmban elemente që maten nga koncepti i identitetit shkencor, përfshirë besimet epistemike; dispozitat/karakteristikat e kujdesit dhe shqetësimin për njerëzit e tjerë, qeniet e tjera dhe planetin; dhe ndjenjat e efikasitetit dhe agjencinë në adresimin e krizave socio-ekologjike. Kjo kompetencë kërkon njohuri përmbajtësore dhe procedurale dhe epistemike

Kompetencat mjedisore shkencore

Agjencia në Antropocene (në epoken gjeologjike/antropocene)

Kompetencat e shkencës së mjedisit për t'u matur në PISA 2025 kanë të bëjnë me rezultatet e nxënësve të shkencës arsimore, e definuar si 'Agjencia në epokën gjeologjike (antropocene)'

Agjencia në epokën gjeologjike kërkon të kuptuarit se ndikimet e njeriut pothuaj, kanë ndryshuar dukshëm sistemet tokësore dhe janë duke vazhduar me këtë. Kjo i referohet mënyrave të të qenurit dhe të vepruarit brenda botës që i pozicionon njerëzit si pjesë e ekosistemeve (dhe jo ndaras nga), duke i pranuar dhe respektuar të gjitha llojet/speciet dhe ndër-varshmërinë e jetës.

Personat e rinj me Agjencinë Antropocene

  • besojnë se veprimet e tyre do të vlerësohen/çmohen, pranohen dhe janë efektive në punën që ata e bëjnë për të lehtësuar ndryshimin klimatik, humbjet e biodiversitetit, pakësimin e ujit dhe çështjet e tjera komplekse dhe krizat
  • njohin shumë mënyra që shoqëritë mund të kenë krijuar padrejtësi, dhe punojnë për të fuqizuar të gjithë njerëzit që të kontribuojnë në mirëqenien e komunitetit dhe ekosistemit
  • demonstrojnë shpresë, durim dhe efikasitet gjatë krizave të cilat janë edhe sociale edhe ekologjike
  • Respektojnë dhe vlerësojnë shumë perspektiva dhe sisteme të ndryshme të njohurive
  • përfshihen me persona të tjerë të rinj dhe të rritur nëpër gjenerata, në proceset qytetare të cilat çojnë në mirëqenie të përmirësuar dhe të ardhme të qëndrueshme të komunitetit
  • punojnë individualisht dhe me të tjerët përgjatë një vargu nga niveli lokal në global, për të kuptuar dhe adresuar sfidat komplekse me të cilat ballafaqohen të gjitha qeniet në komunitetet tona

Më shumë sa i përket kësaj mund të lexoni në dokumentin punues të OECD-së, ketu

Bazuar në rezultatet PISA 2018, nxënësit në vendet raportuese të OECD-së në mënyre aktive kanë mbështetur qëndrueshmërinë mjedisore në përditshmëritë e tyre.

  • 71%

    redukto konsumimin e energjisë në shtëpi duke e ulur ngrohjen apo ftohjen (klimën)

  • 46%

    lexo ueb faqet për çështjet sociale ndërkombëtare

  • 45%

    zgjedhë prodhime të caktuara për arsye etike apo mjedisore edhe nëse, ato janë më të shtrenjta

  • 39%

    merr pjesë në aktivitete në favor të mbrojtjes së mjedisit

  • 27%

    bojkoto prodhimet apo kompanitë për arsye politike, etike apo mjedisore

  • 25%

    nënshkruaj peticione sociale apo mjedisore online

Njohuria Shkencore

Tri kompetencat e zhvilluara nga arsimi në shkencë kërkojnë tri forma të njohurisë:

Njerëzve u nevojiten tri format e njohurisë shkencore për të performuar në të gjitha tri kompetencat të cilat janë fokusi i kornizës shkencore PISA 2025

Njohuria Shkencore

Njohuria përmbajtësore

VVetëm një mostër e përmbajtjes së fushës/dokumentit të shkencës mund të velrësohet në vlerësimin shkencor PISA 2025. Njohuria për t'u vlerësuar do të zgjedhet nga fushat kryesore të. fizikës, kimisë, biologjisë, shkencave të tokës dhe hapësirës, sic është njohuria që:

  • ka rëndësi për situatat e vërteta jetësore
  • përfaqëson një koncept të rëndësishëm shkencor të teorisë kryesore shpjeguese që është mirë e vendosur dhe ka përdorim të qëndrueshëm
  • është e përshtatshme për zhvillimin e nivelit zhvillimor të 15 vjecarëve

Korniza e përdorë termin "sisteme" në vend se 'shkenca' në te përshkruarit e njohurisë së përmbajtjes, për të bartë idenë, e qytetarët duhet të kuptojnë konceptet nga shkencat fizike dhe të jetës, tokës dhe hapësirës, dhe zbatimin e tyre në kontekstet ku elementet e njohurisë janë të ndërvaruara dhe ndërdisiplinore.

Përdorni shigjetat për të rishikuar njohurinë kryesore të përmbajtjes në detaje

Njohuria Shkencore

Njohuria procedurale

Dikush mund të mendojë se njohuria procedurale është njohuria për procedurat standarde dhe praktikat të cilat shkencëtarët i përdorin për të marrë të dhëna të besueishme dhe valide. Njohuria e tillë kërkohet edhe për të ndërmarrë kërkime shkencore dhe për përfshirjen në rishikimin kritik të dëshmisë/provave të cilat mund të përdoren për të mbështetur pretendimet e bëra nga të dhënat.

Shembuj të njohurisë procedurale që mund të testohen, përfshijnë: 

  • Konceptin e variablave perfshirë variablat e varuara, të pavaruara dhe të kontrollës
  • Konceptet e matjes p.sh. sasiore [matjet], cilësore [observimet], përdorimi i shkallës, variablat kategorike dhe të vazhdueshme
  • Mënyrat e vlerësimit dhe zvogëlimit/minimizimit të pasigurisë siç është përsëritja dhe përafrimi i masave
  • Mekanizmat për të siguruar precizitetin (afërsinë e marrëveshjes midids masave të përsëritura të sasisë së njëjtë) dhe saktësinë e të dhënave (afërsinë e marrëveshjes midis sasisë së matur dhe vlerës së vërtetë/reale të masës)
  • Mënyrat e zakonshme të abstraktimit dhe prezantimit të të dhënave duke përdorur tabela, grafikone dhe karta, dhe përdorimin e tyre të përshtatshëm
  • Kontrollimin e strategjisë së variablave dhe rolin e tyre në dizajnimin eksperimental apo përdorimin e testeve kontrolluese rastësore për të shmaagur të gjeturat e paqarta dhe për të identifikuar mekanizmat e mundshëm shkaktues
  • Pyetjen specifike, se cili mund të jetë dizajni i përshtatshëm për hetimin e tij, p.sh. eksperimental, i bazuar në fushë apo në kërkimin e modelit; rolin e kontrollave për të vëndosur/gjetur shkakun (krijuar lidhjen)
  • Cilat procese të vetingut përdoren nga kolegët nga komuniteti shkencor per t’u siguruar se pretendimet janë të besueshme.

Njohuria Shkencore

Njohuria epistemike

Njohuria epistemike është njohuria e konstrukteve dhe definimit të karakteristikave esenciale të procesit të konstruktimit (ndertimit) te njohjes në shkencë dhe roli i tyre në arsyetimin e njohurisë së prodhuar nga shkenca. Si e tille, njohuria epistemike ofron arsyeshmërinë për procedurat dhe parktikat në të cilat përfshihen shkencëtarët, njohurinë e struktuarve dhe definimin e karakteristikave të cilat e drejtojnë/udhëheqin kërkimin shkencor, dhe themelin për bazat e besimit në pretendimet që shkenca i bën rreth botës natyrale. Kjo e përfshinë të kuptuarit lidhur me: 

  • natyrën e observimeve shkencoe, fakteve, hipotezave, modeleve dhe teorive
  • qëllimin dhe synimet e shkencës (për të prodhuar shpjegime të besueshme për botën natyrale dhe për të parashikur ngjarjet e së ardhmes) që dallohen nga teknologjia (për të prodhuar zgjidhje optimale për nevojat e njeriut)
  • vlerat e shkencës p.sh. përkushtimin për rishikimin e kolegëve, objektivitetit dhe eliminimin e paragjykimit

Njohuria epistemike ka mundësi që të testohet në mënyrë pragmatike në kontekstin, ku nga nxënësi kërkohet që ta interpretojë dhe përgjigjet në pyetjen që kërkon njohuri epistemike. Për shembull, nxënësi mund të pyetet që të identifikojë se a janë përfundimet/konkluzionet të arsyetuara me të dhëna, apo çfarë pjesë e provave/dëshmive më së miri i mbështetë hipotezat e avansuara në një çështje dhe ta shpjegoje pse. 

Në thelbin e saj, njohuria epistemike i ka katër elemente:

  • Roli i modeleve në shkencë
  • Roli i të dhënave dhe provës në shkencë
  • Natyra e të menduarit shkencor
  • Natyra e bashkëpunimit dhe komunitetit në kërkimin shkencor

Përdorni shigjetat me poshtë për të rishikuar këto dimensione në më shumë detaje

Identiteti shkencor

Përfshirja e konstruktit të identitetit si dimension kryesor në kornizën për arsimim shkencor PISA 2025 është bazuar në parimin se derisa njohuria shkencore dhe kompetencat janë të rëndësishme dhe me vlerë për të ardhmen e të rinjve, rezultatet e identiteit janë poashtu kyçe për mbështetjën e agjencisë dhe qytetarisë aktive në botën e ndryshimeve rapide.

Nga këndvështrimi matës, vlerësimi PISA 2025 vlerëson elementet vijuese të identitetit shkencor, të cilat konsiderohen të jenë atribute të rëndësishme të individit shkencërisht të arsimuar:

Konstrukti i kapitalit shkencor:
1. Besimet epistemike - vlerat e përgjithshme për shkencën dhe kërkimin shkencor
2. Kapitali shkencor (njohuria shkencore, qendrimet, disponueshmeria/karakteristikat, burimet, sjelljet dhe kontaktet shoqërore)

Konstruktet shtesë:
3. Vetë-koncepti shkencor (ndjenja e vetës në raport me shkencën, përfshirë pjesëmarrjen në të ardhmen)
4. Vetë-efikasiteti shkencor
5. Përjetimi/kënaqësia shkencore
6. Motivimi instrumental

Konstruktet mjedisore:
7. Ndërgjegjësimi mjedisor
8. Shqetësimi mjedisor
9. Agjencia mjedisore

Këto konstrukte bazohen në tri dimensione të identitetit:

  • Vlerësimi i përspektivave shkencore dhe qasjeve në kërkim
  • Elementet ndikuese në identitetin shkencor
  • Ndërgjegjësimi mjedisor, shqetësimi dhe agjencia

Përdorni shigjetat me poshtë për të rishikuar këto dimensione në më shumë detaje.

Kontekstet

PISA 2025 i vlerëson kompetencat dhe njohurinë në kontekste specifike që ngrisin çështje dhe zgjedhje të cilat janë relevante për edukimin/arsimimin shkencor dhe mjedisor. Kontekstet nuk janë të kufizuara në shkollë. Për më shumë kontekstet janë zgjedhur bazuar në njohurinë dhe të kuptuarit që nxënësit 15 – vjeç ka të ngjarë ta kenë fituar, dhe konsiderohet relevante për interesat dhe jetërat e nxënësve. Këto kontekste, në përgjithësi janë në përputhshmëri me fushat e aplikimit të shkencës së shkrim leximit në kornizat e mëhershme. 

Fokusi i çështjeve të vlerësimit është lidhur me situatat që kanë të bëjnë me:

  • veten, familjen dhe grupet e të njëjtëve (personale)
  • komunitetin (lokal dhe nacional)
  • jetën nëpër botë (globale)

Temat e bazuara në teknologji dhe mjedis mund të përdoren si kontekst i përgjithshëm. Kontekstet historike mund të përdoren për vlerësimin e të kuptuarit të nxënësve për proceset dhe praktikat e përfshira në avansimin e njohurisë shkencore. Zbatimi i shkencës dhe teknologjisë brenda vendosjeve personale, lokale, nacionale dhe globale që kryesisht përdoren si kontekste për vlerësimin e çështjeve, përfshijnë:

  • shëndetin dhe sëmundjet
  • burimet natyrore
  • cilësin mjedisore (përfshirë ndikimet mjedisore dhe ndryshimin klimatik)
  • rreziqet
  • kufinjtë e shkencës dhe teknologjisë (përfshirë avansimet/përparimet dhe sfidat moderne)

Përdorni shigjetat për të rishikuar kontekstet dhe aplikacionet shoqëruese në më shumë detaje.

Shembuj

Më poshtë janë disa shembuj nga nga vleresimi shkencor PISA 2025. Secila pullë më poshtë e hapë një shtresë që e tregon një shembull të përvojës nga zbatimi.